Mungon vetëm firma, Interi arrin akordin me pasuesin e Hakimit

Interi ka arritur marrëveshjen me Denzel Dumfries, anësorin e djathtë të Holandës dhe PSV Eindhoven. Zikaltrit do të derdhin 12.5 milionë euro në arkat e skuadrës holandeze, ndërkohë që do të shtojnë dhe 2 milionë euro në formë bonusesh.

Mediat italiane raportojnë se klubet kanë arritur marrëveshjes verbalisht dhe pritet të hidhen firmat. Dumfries pritet që në ditët në vijim të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet tek Interi, si pasues i Achraf Hakimi që u shit te PSG për 60 milion euro.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?