Mungon vetëm zyrtarizimi/ Kai Havertz pranë transferimit te Arsenali

Pas investimeve të mëdha të bëra në sezonet e fundit, Chelsea tashmë ka nisur që të largojë disa prje lojtarëve që nuk janë përshtatur. I radhës mund të jetë Kai Havertz.Fantazisti do të bashkohet me skuadrën tjetër londineze, Arsenalin, teksa dy klubet kanë arritur tashmë akordin.

Mediat britanike bëjnë me dije se ‘Topçinjtë’” do të paguajnë 75 milionë euro në total për kartonin e Havertz, i cili pritet të rikthehet në Londër për të kryer vizitat mjekësore dhe zyrtarizuar transferimin.

Haverts kishte oferta të shumta nga disa klube europiane, përfshi edhe Bayernin e Mynihut dhe Realin e Madridit, megjithatë Mikel Arteta e ka bidur që të qëndrojë në Londër te një ekip tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aventura e fantazistit gjerman te Chelsea mbyllet kështu pas 3 sezonesh, pasi mbërriti në Londër në verën e 2020-ës, kur drejtuesit e bluve vendosën ta transferojnë nga Bayer Leverkusen.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?