FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Murati kritika Panuçit: Në kohën time kapiteni ishte lider, sugjeroj që ta mbajë …

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi pas humbjes në miqësore ndaj Norvegjisë, ka pasur kritika të shumta nga specialistë të ndryshëm. Mes kritikëve është edhe ish mesfushori i kombëtares, Edvin Murati është i mendimi se tekniku italian ka gabuar me përzgjedhjen e kapitenit. Ai e ka krahasuar situatën aktuale me kohën kur ai ishte pjesë e kuqezinjve, sa i përket çështjes së kapitenit.

“Në kohën tonë, kapiten ishte Rudi Vata dhe ai ishte një lider. Mendoj se trajneri gaboi në zgjedhjen e kapitenit. Nuk kam asgjë me Roshin, përkundrazi e çmoj shumë për atë që bën në fushë, por Hysaj, Xhaka madje dhe Strakosha do ta bënin shumë mirë kapitenin. Zgjedhjen e bën trajneri, por shikoj Hysajn më shumë për kapiten”, tha Murati Supersport.

Kapiteni Roshi u aktivizua për 45 minuta në sfidën kundër Norvegjisë, teksa u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë nga Balaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?