Muriqi dhe Schick shënojnë gola të bukur në duelin Kosovë-Çeki (VIDEO)

Kosova e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën ndaj Republikës Çeke. Jankto lëviz mjaft mirë në hyrje të zonës në minutën e 16-të, jep një pasim të saktë për Patrik Schick, i cili me një goditje të lehtë me të majtën arrin që të mposhtë portierin Muric. Ky është goli i katërt për ish-sulmuesin e Romës në eliminatoret e “Euro 2020”.

 

Reagimi ishte shumë i shpejt nga dardanët, që kanë gjetur menjëherë golin e barazimit. Në minutën e 20-të, Elbasan Rashani shkëputet mjaft mirë në krahun e majtë, pason në zonë për Muriqin, i cili me një devijim të vogël e dërgon topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?