Muriqi në super formë, shpëton Mallorcan nga humbja me dy gola (VIDEO)

Vedat Muriqi vijon të shkëlqejë në La Liga. Sulmuesi i Kosovës do të shënonte dy gola. Ai fillimisht realizoi golin e barazimit në minutën e 53-të të lojës për ta çuar rezultatin në 1-1.

Muriqi mori një top të bukur nga krahu i djathtë dhe kërceu duke e dërguar topin në rrjetë pas një goditje me kokë.

Valladolit ishte në avantazh deri në momentet e fundit të ndeshjes, pasi rezultati ishte 3-2, por Mallorca fiton një penallti dhe Vedat Muriqi merr përsipër ekzekutimin duke barazuar shifrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1645063919654825984

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?