Muriqi shënon në minutën e 97-të, por arbitri e anulon golin (VIDEO)
Mallorca ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat pas disfatës së pësuar mbrëmjen e sotme në javën e 24-të të La Liga-s në shtëpi kundër Elche-s.
Takimi është zhbllokuar në minutën e 88-të nga miqtë, të cilët kanë kaluar në avantazh me Boye. Kur mendohej se fitorja e Elche-s ishte e sigurt, ka ardhur goli i barazimit nga vendasit i shënuar nga Vedat Muriqi në minutën e 97-të të sfidës.
Megjithatë, pak momente më pas ka ardhur befasia për sulmuesin kosovar dhe ekipin e tij pasi goli është anuluar për një faull të shkaktuar gjatë aksioni pas ndërhyrjes së VAR.
KOHA JONË SONDAZH

