FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Musa “kërcënon”: Sa herë luaj kundër Argjentinës, shënoj dy gola

Ahmed Musa i dhanë fitoren Nigerisë, 2-0 ndaj Islandës, duke shënuar dy gola, q i kanë dhënë shpresa sërish Argjentinës për kualifikim. Të martën Nigeria do të përballet pikërisht me Argjentinën, për të siguruar kalimin për në fazën tjetër. Duke folur para ndeshjes, Musa ka premtuar se do të shënojë jo një, por dy gola ndaj ekipit të Sampaolit.

“Sa herë që luaj ndaj Argjentinës dhe ndaj Messit kam shënuar gol. Para katër vitesh, në botërorin e zhvilluar në Brazil, realizova dy gola ndaj Argjentinës (luante edhe Messi). Kur shkova te Leicester dhe luajtëm ndaj Barcelonës (luante edhe Messi) realizova dy gola. Ndaj, gjithçka mund të ndodhë, mund të realizoj sërish dy gola. Kjo ndeshje ndaj Argjentinës është e rëndësishme për Nigerinë, pasi jemi të detyruar të fitojmë”, u shpreh Musa.

Sulmuesi Musa është bërë edhe golashënuesi më i mirë i Nigerisë në Botëror, me 4 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?