Nagelsmann dhe Muller janë optimistë: Rëndësi ka të ndalim Messin, ne jemi favorit!

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann ka folur në prag të ndeshjes së kthimit në Champions League, kundër Paris Saint-Germain.

“PSG është një skuadër me identitet të qartë dhe karakteristika që mund t’i shfrytëzosh, por mund të të godasin dhe me kundërsulme nëse gabon. Një objektiv që duhet ta përmbushim është fakti që nuk duhet të lejojmë hapësira pas nesh. E rëndësishme do të jetë që të bllokojmë linjën e pasimit të lojës drejt Messit” shtoi strategu i PSG.

Besim ka shprehur në krah të strategut edhe Thomas Muller.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë mund të mendojnë se kush është favorit, statistikat thonë se ne jemi fituar 1-0 në ndeshjen e parë. Unë e shoh si një avantazh për ne. Do të luajmë edhe në shtëpi, që është gjithashtu një gjë e mirë për ne. Do të jetë një ndeshje e luftuar, është fat të luash në një ndeshje kaq të vështirë”, tha Muller. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?