Nagelsmann gjithnjë e më pranë PSG, por Bayerni kërkon 8 milionë euro
Julian Nagelsmann është ende pa ekip për sezonin e ardhshëm. Ish-trajneri i Bayern Munichut është ende i lidhur me klubin bavarez me kontratë deri në vitin 2026.
Në këtë këndvështrim, në fakt, TZ sqaron se kushdo që dëshiron të tentojë të nënshkruajë trajnerin do të duhet të “merret” me gjermanët.
Për këtë arsye, Paris Saint-Germain, që ka vendosur të largojë trajnerin Galtier, do të duhet të flasë me Bayern-in për të provuar të lirojë Nagelsmann nëse ata duan ta marrin atë në Paris.
Për ta bërë këtë, duket se klubi parisien do të duhet të paguajë të paktën 8 milionë euro. Kjo është shuma që klubi gjerman, kampion i Gjermanisë, do të kërkonte për të “anuluar” kontratën që e lidh atë me trajnerin.
KOHA JONË SONDAZH

