Nagelsmann: Union Berlini si Interi, luajnë njëlloj

Bayern Munich luan në transfertë ndeshjen e javës së pestë në Bundesligë teksa përballet me Union Berlin, një nga skuadrat më në formë të këtij fillim sezoni dhe që ka grumbulluar 10 pikë, po aq sa edhe bavarezët.

Trajneri i rekordmenëve gjermanë, Julian Nagelsmann duket se mendjen e ka te përballja e radhës, në Champions League ndaj Inter në San Siro.

Strategu theksoi se përgatitjen ndaj zikaltërve do ta nisë prej ndeshjes së kampionatit me Union Berlin, pasi sipas tij dy skuadrat janë të ngjashme sepse luajnë me të njëjtën skemë, 3-5-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Union Berlin dhe Inter janë skuadra të ngjashme, luajnë të dyja me skemën 3-5-2 dhe bazohen tek shpejtësia në krahë dhe harkimet që vijnë nga lojtarët anësorë. Ne mendojmë vetëm të marrim tre pikët ndaj Union Berlin, por do të jetë edhe një ndeshje testuese në prag të përballjes me Inter”, u shpreh Nagelsmann.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?