Nainggolan i habit të gjithë me skuadrën e re
Radja Nainggolan ka vendosur që të rikthehet sërish te skuadra e Cagliarit. Mesfushori i Interit ishte jashtë planeve të trajnerit Conte, ndaj dhe ka vendosur që të nisë një aventurë të re. Ai kishte ofertë nga Fiorentina, por zgjodhi rikthimin në Sardenjë, aty ku u njoh me bashkëshorten e tij.
Fiorentina, madje, arriti të bindte edhe Interin, ekonomikisht, por lojtari, që në fillim kishte thënë “po”, më pas ndërroi mendje, për arsye edhe familjare dhe private. Tani mbetet për t’u zgjidhur vetëm detajet e fundit, teksa Interi do të paguajë sërish një pjesë të pagës së lojtarit që përfiton 4.5 milionë euro në sezon.
KOHA JONË SONDAZH

