Nainggolan zyrtarisht i Interit: Këtu ndihem i rëndësishëm, jo si te Roma!

Radja Nainggolan tashmë është zyrtarisht një lojtar i Inter. Belgu ka nënshkruar një kontratë deri në 2022-in me zikaltrit.

Mesfushori është kërkuar me ngulm nga trajneri Luciano Spalletti, i cili ka punuar me të te Roma. Inter ka siguruar shërbimet e tij për 28 milionë plus dy lojtarë që janë transferuar tek Roma.

“E rëndësishme është që të ndihesh i rëndësishëm, duke nisur nga drejtori. Më kanë bërë që të ndihem i rëndësishëm, gjë që te Romë mungonte. Zgjedhja ime ka qenë e thjeshtë dhe jam i karikuar në këtë aventurë të re”, është shprehur Nainggolan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sezonin e kaluar, ai ka luajtur 42 ndeshje në të cilat ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë 11 asiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?