Naingolan befason të gjithë: Shpresoj që ta fitojë Juvja titullin!

Mesfushori i Romës, Razha Naingolan i ka befasuar të gjithë në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën “Il Tempo”, duke shprehur mendimin e tij se kush e meriton për ta fituar kampionatin. I pyetur mbi rivalitetin mes Juventusit dhe Napolit, ai u përgjigj?

“E vërteta është se do më pëlqente që ta fitonte Juve kampionatin. Nuk kam asgjë kundër Napolit, por për shkak se e kemi mbyllur të dytët në 5 vitet e fundit, ndaj nuk do të më pëlqente që një ekip tjetër përveç Juves të fitonte titullin. Nuk dua ta shoh fytyrën e Mertns duke u gëzuar për titullin e fituar”, është shprehur belgu. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?