Napoli bëhet gati për festën e titullit, u bëjnë “varrin” rivalëve
Tifozët e Napolit janë duke bërë përgatitjet e fundit për të festuar titullin e tretë kampion. Ata improvizuan një varrezë, ku fiksuan kryqe që kishin të vizatuara emblemat e kundërshtarëve të këtij sezoni në Serinë A.
Përveç kësaj, në qendër u vendos një arkivol ku ishin vendosur shalle me katër skuadrat e mëdha nga Italia Veriore, Juventus, Milan, Interi dhe Torino, urrejtja ekzistuese mes jugut dhe veriut të “Çizmes” që njihet.
Duke aluduar në këtë mënyrë se Napoli nuk ka fituar një titull prej 33 vitesh, që nga viti 1990, në një kohë kur Diego Armando Maradona vazhdonte të performonte në stadiumin që tani mban emrin e tij dhe Seria A.
Nëse Napoli fiton të dielën në shtëpi kundër Salernitanës, dhe Lazio nuk fiton jashtë fushe kundër Interit, atëherë të dielën, qyteti i Napolit do të festojë titullin.
KOHA JONË SONDAZH

