Napoli depoziton kontratën e re të Rrahmanit, zgjatet dhe për 5 sezone
Napoli ka depozituar rinovimin e kontratës së Amir Rrahmanit në Ligë dhe tashmë pritet vetëm komunikata zyrtare nga klubi blu. Mbrojtësi kosovar ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2027.
Kontrata do të ketë edhe opsionin e rinovimit automatik për sezonin 2027/28. Këtë sezon, mbrojtësi ka shënuar 2 gola në 34 paraqitje mes kampionatit dhe Champions League.
I blerë nga Verona në janar të vitit 2020, mbrojtësi qëndroi i huazuar deri në qershor, përpara se të niste aventurën me bluzën me të cilën deri më tani ka shënuar 7 gola në 95 ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

