Napoli fiton me vuajtje ndaj Lecces, vendos një autogol i Gallos (VIDEO)

Napoli rikthehet në rrugën e fitoreve në kampionat duke marrë një sukses 2-1 ndaj Lecces. Ndeshja nis mirë për ekipin e Spalletit që gjen rrugën e rrjetës pas 18 minutash lojë.

Giovanni Di Lorenzo që shfrytëzon një krosim nga Kim dhe me kokë çon topin në rrjetë. Vendasit reaguan në fillimin e pjesës së dytë duke gjetur golin e barazimit me Di Francescon.

Sulmuesi i Lecces krijon iluzionin se skuadra e tij mund të dalë të paktën me një pikë nga kjo përballje, por është sërish Napoli që godet. Gallo nuk e devijon si duhet topin dhe e çon në portën e tij duke fiksuar shifrat në 2-1. Napolit mban kreun e klasifikimit në kuotën e 74 pikëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?