Napoli fiton ndaj Empolit dhe blindon kreun, Ismajli protagonist me autogol (VIDEO)
Napoli vijon rrugëtimin drejt titullit kampion në Seria A, duke marrë suksesin e radhës 2-0 ndaj Empolit. Skuadra e Spalletit po zhvillon një kampionat perfekt, pasi ka 21 fitore në 24 javë, ku mes tyre vetëm një humbje.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17-të, teksa pas një aksioni perfekt të Di Lorenzos nga krahu i djathtë, Ardjan Ismajli detyrohet ta shtyjë topin në rrjetën e portës së tij. Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte i pafat pasi deri më tani po zhvillonte një duel mjaft të mirë.
Më tej ndeshja u thjeshtua për Napoli që do të gjente dhe golin e dytë me Osimhen. Nigeriani është golashënuesi më i mirë në Seria A me 19 gola. Mario Rui u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë, por nuk pati ndikim në ecurinë e ndeshjes. Napoli udhëheq renditjen me 65 pikë, 18 më shumë se Interi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

