Napoli gjen trajner të ri, ka arritur akordin me strategun e … PSG

Napoli duket se e ka gjetur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Trajneri i ri i kampionëve të Italisë për sezonin e ardhshëm pritet të vijë nga Franca.

Sipas prestigjiozes “Sportmediaset”, emri përfundimtar dhe më i afërmi për të marrë drejtimin e Napolit, është Christophe Galtier. De Laurentiis po punon për ndërprerjen e kontratës së trajnerit 56-vjeçar me Paris Saint-Germain.

Këta të fundit pritet ta vazhdojnë projektin e tyre me ish-teknikun e Bayernit, Julian Nagelsmann që momentalisht është i papunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrata që De Laurentiis ka përgatitur për trajnerin e ri Galtier do të skadojë në vitin 2025. Paga që tekniku i PSG do të përfitojë te Napoli është rreth 4 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?