Napoli i shkakton një humbje dramatike Juventusit, nuk mungojnë polemikat (VIDEO)

Emocione dhe spektakël në super sfidën mes Juventusit dhe Napolit. Në “Allianz Stadium” do të ishte skuadra e Spallettit që del me 3 pikët e plota pas fitores 1-0, që erdhi në minuta dramatike në fundin e takimit.

45 minutat e para u dominuan nga Napoli, por pa raste shënimi. Në pjesën e dytë, Juventusi është më aktive në aksionet sulmuese, dhe madje do të gjente dhe golin e avantazhit disa minuta nga fundi, por arbitri e anuloi për shkak të një faulli në fillimin e aksionit duke shkaktuar jo pak polemika.

Në kohën shtesë, Napoli do të gjente golin me Raspadorin që shfrytëzoi më së miri një krosim të ardhur nga krahu i djathtë. Napoli me një fitore javën e ardhshme mund të festojë titullin kampion, ndërkohë që Juventus duhet të luftojë për një vend në Champions League. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1650236272399601667

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?