Napoli i shkakton një humbje të hidhur Interit, zikaltrit tashmë rrezikojnë Championsin (VIDEO)

Edhe pse është shpallur kampione prej disa ditësh, Napoli vijon të luajë dhe madje të marrë një fitore 3-1 ndaj Interit në stadiumin “Maradona. Në fundin e pjesës së parë, Gagliardini la ekipin zikaltër me 10 lojtarë pasi u ndëshkua mm dy kartonë të verdhë në harkun e pak minutave.

Ekipi napolitan, zhbllokoi takimin në minutën e 66-të me Anguissan, që e dërgoi befasisht topin në rrjetë me një kthesë të shpejtë.

Interi nuk u dorëzua dhe do të gjente barazimin. Romelu Lukaku zgjat këmbën dhe devijon drejt rrjetës topin e pasuar nga Dimarco. Kundërpërgjigjja e Napolit ishte e menjëhershme, me Di Lorenzon që realizoi një gol fantastik nga jashtë zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Golin që vulosi fitoren 3-1 të Napolit e realizoi Gaetano në kohën shtesë. Interi vë në diskutim pjesëmarrjen në Champions, pasi gjendet e treta me 66 pikë, vetëm me dy pikë më shumë se Milani i vendit të pestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?