FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli i thotë “lamtumirë” Icardit, transferon Llorenten

Napoli kompleton repartin e avancuar, teksa ka arritur një marrëveshje për transferimin e Fernando Llorentes. Sulmuesi spanjoll do të firmos një kontratë 2-vjeçare, teksa vjen si transferim i lirë pasi kishte mbyllur kontratën me skuadrën e Tottenham.

 

Llorente do të kryejë vizitat mjekësore në fundjavë. Ai rikthehet në Seria A pas eksperiencës që ka patur për dy sezone te Juventusi nga 2013 deri më 2015, teksa në 92 ndeshje, shënoi 27 gola. Me Tottenham shënoi vetëm 13 gola në 58 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli do të jetë fanella e 7-të që vesh në karrierë Fernando Llorente, Athletic Bilbao, Basconia, Juventus, Sevilla, Swansea dhe Tottenham. Ardhja e tij ndikon indirekt, te heqja dorë nga Mauro Icardin, që ishte objektivi primar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?