Napoli kualifikim historik, shkatërron Frankfurtin në ndeshjen e kthimit (VIDEO)
Napoli shkruan historinë dhe shkon për herë të parë në çerekfinalet e Champions League. Skuadra e Spalletit fitoi 3-0 ndeshjen e kthimit në stadiumin “Maradona” dhe kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 5-0.
Osimhen, pas një krosimi të Politanos, kaloi Napolin në avantazh ndaj Eintrachtit të Frankfurt, pak para pushimit.
Pjesa e dytë u dominua nga napolitanët, që shënuan sërish me Osimhen, në minutën e 53-të.Ndërsa në të 64-tën realizoi Zielinski, për rezultatin 3-0.
KOHA JONË SONDAZH

