FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli në alarm pas dëmtimit në gju të Hysajt, rrezikon mungesë të gjatë

Kambana alarmi te Napoli për dëmtimin e Elseid Hysajt. Mbrojtësi i Kombëtares sonë u dëmtua në minutën e 65-të, duke kërkuar ndihmën e mjekëve.

Hysaj ka prekur menjëherë gjurin e tij të djathtë dhe stafi mjekësor i kombëtares së Shqipërisë vuri në dukje se nuk kishte kushte për të vazhduar lojën, ndaj Hysaj u zëvendësua nga Lika. Mbrojtësi i Napolit është larguar dhe është kthyer në dhomën e zhveshjes me këmbët e tij, por është parë duke shtrenguar dhëmbët.

Ekzaminimet e mëtejshme do të bëhen ditën e sotme, por Hysaj rrezikon që të mbetet jashtë fushave për dis javë. Maxhio është gati për t’i zënë vendin në ndeshjen e fundjavës ndaj Sasuolos. Napoli, aktualisht i dyti në renditjen e Seria A, me dy pikë pas Juventusit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?