Napoli në ankth për tamponët para supersfidës ndaj Juventusit
Prekja e shumë futbollistëve me koronavirus te skuadra e Genoa-s ka vendosur në alarm të gjithë Serinë A. Rezultimi pozitiv i 11 futbollistëve dhe 3 pjesëtarëve të stafit të klubit kuqeblu ka vë në lëvizje edhe Napolin.
Hysaj me shokë paraditen e sotme kanë kryer tamponët dhe frika për prekjen e disa lojtarëve me COVID-19 është evidente pasi të dielën në San Paolo të kaltrit sfiduan pikërisht Genoan për javën e 2-të të kampionatit një ndeshje të cilën e fituan me rezultatin 6-0.
Pritet të shihen përgjigjet, teksa te Napoli kanë frikë se mund të kenë shumë mungesa ndaj Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH

