Napoli në kërkim të një bomberi, Ancelotti do Diego Costën
Diego Costa është ideja më e rë e Napolit në merkato për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht formës së mirë të Milik gjatë këtij sezoni, Ancelotti kërkon një tjetër bomber të nivelit ndërkombëtar.
Braziliani nuk është në planet e Simeones te Atletico Madrid për sezonin e ardhshëm, ndaj dhe agjenti Giuntoli i ka të gjitha shanset për ta rrëmbyer. Formula e transferimit mund të jetë huazim me të drejt blerje, ndërkohë që nëse dështon kjo pistë, do të tentohet Duvan Zapata, i cili është një nga sulmuesit më të spikatur këtë sezon.
Ancelotti kërkon të ndërtojë një ekip që të rivalizojë Juventusin sezonin e ardhshëm, teksa ardhja e një sulmuesi dhe largimi i Mertens, duket se do të jetë plani i tij parësor. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

