Napoli nuk fiton ndaj Veronës, por mbetet e shkëputur në krye (VIDEO)
Me mendjen te ndeshja e kthimit në Champions ndaj Milanit, Napoli bën një tjetër ndalesë në kampionat. Të Kaltrit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj Veronës.
Në “Maradona Stadium”, Napoli do të vuante disi në 45 minutat e para në krijimin e rasteve. Në pjesën e dytë, Spalletti aktivizoi dhe Osimhen, i cili do të bëhej protagonist në minutat e fundit.
Në një tentativë në hyrje të zonës, sulmuesi nigerian do të ndalej vetëm nga traversa. Me këtë barazim Napoli mbetet në krye me 75 pikë, 14 më shumë se Lazio. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

