Napoli pa një nga yjet në çerekfinalen e parë ndaj Milanit në Champions
Napoli konfirmon një mungesë të madhe në prag të çerekfinales së parë në Champions League, ndaj Milanit në “San Siro”. Trajneri Luciano Spalletti ka publikuar listën e të grumbulluarve dhe bie në sy fakti që Osimhen nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Milanos, teksa krahas tij, do të mungojë edhe Simeone, i dëmtuar në fundjavë ndaj Lecces.
Trajneri i Napolit do të duhet të bëjë jo vetëm pa një prej pikave më të forta të formacionit, por edhe pa zëvendësuesin e parë të tij. Ndaj Milanit, vendi në formacion do t’i takojë italianit Raspadori, i cili do të mbështetet nga Kvaratskhelia dhe Lozano nga krahët.
KOHA JONË SONDAZH

