Napoli përgatit gjobën për lojtarët dhe shkarkimin e Ancelottit

Tensioni te Napoli vijon të jetë i lart. Këtë mëngjes, pas rebelimit të djeshëm të lojtarëve për të qëndruar të grumbulluar, ata u stërvitën normalisht në Castel Volturno, por u kthyen më pas në shtëpitë e tyre.

 

Klubi anuloi rezervimin e hotelit ku duhet të qëndronin lojtarët deri ditën e diel dhe pasditen e së mërkurës reagoi mbi ngjarjen, duke paralajmëruar ndëshkime për ta: “Klubi do të mbrojë të drejtat e tij ekonomike, të imazhit dhe disiplinore në instancat përkatëse. Sqarojmë se trajneri ishte përgjegjës mbi ditët e grumbullimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që futbollistët të marrin një gjobë të mirë, për sjelljen e tyre, ndërkohë që për trajnerin Ancelotti, përflitet se presidenti po sheh të gjitha rrugët për të gjetur kompromisin për ta shkarkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?