Napoli refuzoi 8 mln euro për Hysaj, gati Chelsea të fitojë talentin kuqezi

Chelsea i Jose Mourinhos interesohet për mbrojtësin kuqezi, Elseid Hysaj. Janë vetë mediat pranë klubit londinez, më konkretisht “Chelsea News”, që zbulon faktin që mbrojtësi i Empolit pëlqehet nga kampionët në fuqi të Premier Leagues ,që po studiojnë mundësitë për ta blerë shqiptarin. Ky sajt vlerëson paraqitjet e 21-vjecarit gjatë sezonit të fundit në Serinë A në radhet e Empolit, ku ka spikatur me cilësitë e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes. Hysaj sipas “Chelsea News”, mund të luajë në të dy krahët, duke e krahasuar për nga aftësitë që ka me mbrojtësin serb të Chelseat, Branislav Ivanovic. Gjithashtu vihet në dukje se mbrojtësi kuqezi është shumë më i fortë në fazën mbrojtëse dhe kushton më pak se 10 milionë Paund (Empoli i kërkoi Napulit 8 mln euro).

Për mediat italiane Elseid Hysaj është vënë në ankand, pasi janë të shumta klubet e Serisë A që po monitorojnë situatën e tij. Nga Napoli, Lazio, Fiorentina Bologna, Torino madje edhe Roma, dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e futbollistit të lindur në Shkodër, pa harruar edhe skuadrat e Bundesligës Shalke 04 dhe Bayer Leverkusen. Kërkesa e Empolit për kartonin e Hysajt është 8 milionë Euro, skuadra që do të jetë e gatshme ta paguajë këtë shifër, mund ta marrë menjëherë mbrojtësin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?