Napoli trondit kampionët e Europës, Valencia befason Chelsea-n (VIDEO)
Napoli ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 2-0 në super ndeshjen ndaj Liverpoolit. Ndeshja u dominua nga të kuqtë që shpërdoruan shanse të shumta shënimi në fraksionin e parë, por fati do të ishte me skuadrën e Ancelottit. Të kaltrit do të fitonin një penallti 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, i cili të do të kthehej në gol nga Dries Mertens. Në minutën e 92-të, Llorente përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes së të kuqve.
Valencia ka arritur një fitore minimale ndaj Chelsea-t në transfertë me një gol të shënuar nga Rodrigo në minutën e 75-të. Salzburgu triumfoi 6-2 ndaj Genk, teksa spikati sulmuesi i talentuar Erling Haland me 3 gola, duke u bërë futbollisti i 8-të, që realizon tripletë në këtë kompeticion, edhe pse në fakt është vetëm 19 vjeç. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

KOHA JONË SONDAZH