FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Natë tmerri për ish-futbollistin, hajdutët i futen në shtëpi, i kërcënojnë bashkëshorten

Një natë tmerri të jashtëzakonshëm ka përjetuar ish-lojtari i Juventusi, Klaudio Markizio.

Katër grabitës me maska dhe të armatosur, kanë hyrë natën në vilën e tij në Vinovo dhe kanë kërcënuar Markizion dhe bashkëshorten e tij duke marrë sende me vlerë.

Ata hynë në shtëpinë e ish-juventinit dhe kanë kërcënuar me armë bashkëshorten e tij, për të hapur kasafortën. Kjo gjë ndodhi dhe katër hajdutët janë larguar me bizhuteritë e shtrenjta, para dhe sende të tjera me vlerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga sa raportohet nga mediat italiane dëmi ka qenë i madh dhe policia është duke vëzhguar kamerat e sigurisë të gjithë zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?