Ndaj Islandës na gjykon një arbitër sllovak, e mban “kartonin në dorë”
UEFA ka përcaktuar arbitrat për ndeshjen Shqipëri-Islandë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020. Sllovaku Ivan Kruzliak do të jetë arbitri kryesor i takimit, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Tomas Somolani dhe Milan Štrbo, po nga Sllovakia. Gjyqtar i katërt do të jetë Peter Kralovic, ndërsa vëzhgues i ndeshjes do të jetë spanjolli Juan Antonio Fernandez Marin.
Kruzliak nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë, pasi na ka drejtuar dhe në miqësoren që kemi humbur me Austrinë me rezultatin 2-1 në 2016. Sllovaki ka drejtuar dhe Shqipërinë U-21 në sfidën e barazuar 2-2 kundër Portugalisë në 2011, ndërsa në nivel klubesh ka drejtuar një ndeshje të Skënderbeut kundër Shakhtyor Karagandy 3-2 në vitin 2013 të vlefshme për raundin e tretë të Champions Leagues.
Ai njihet si një arbitër që nuk e kursen shumë kartonin, teksa në 90 ndeshje ndërkombëtare ka dhënë plotë 174 kartonë të verdhë dhe 8 kartonë të kuq. Ndeshja Shqipëri-Islandë do të luhet në 10 shtator, në orën 20:45.


KOHA JONË SONDAZH

