Ndërpritet ndeshja e kampionatit në Ukrainë ku luan Seferi, alarm për sulme ajrore nga Rusia

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk ka në plan të ndalet dhe tashmë në rrezik është edhe futbolli në Ukrainë. Ndeshja mes Vorskla Poltavës dhe Dinamo Kiev është ndërprerë në minutën e 81-të për disa minuta, skuadrat nuk kanë zbritur në fushë.

Aktivizimi i alarmit për sulme ajrore, ka bërë që skuadrat të largohen nga fusha e blertë për disa minuta për të mos rrezikuar jetën. Titullar me skuadrën e Vorsklas, është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi.

Skuadra e Vorskla Poltava ku aktivizohet Seferi, ndodhet vetëm 83 kilometra në vijë ajrore nga Kharkiv, zona më e nxehtë e luftës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?