Ndërron jetë futbollisti i njohur kosovar, Fehmi Podvorica

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar sot jetë futbollisti i njohur kosovar i viteve të 90-ta, Fehmi Podvorica.

Podvorica, i njohur ndryshe me nofkën “Rista”, ishte sulmues dhe kishte luajtur për skuadrat si Ramiz Sadiku e KF Llapi, raporton KosovaPress.

Podvorica kishte karrierë si futbollist edhe në Gjermani për skuadrat e njohura shqiptare si FC Kosova München e KF Atdheu në Augsburg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rista la gjurmë në shumë etapa të zhvillimit të futbollit kosovar, si para luftës e sidomos gjatë okupimit ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm që futbolli kosovar të mbijetojë në ato kushte të rënda okupimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?