Ndeshja Kosovë-Kroaci, Rama: Suksese, jemi të gjithë me ju
Edhe pse sot nuk kanë munguar debatet më tone të larta në Kuvend, kryeministri I vendit Rama ka gjetur kohën për të uruar kombëtaren e Kosovës, e cila sot luan ndeshjen me Kroacinë në ‘’Loro Boriçi’’.
Kryeministri ka postuar në rrjetin social Facebook, një foto ku duken dy të rinj, njëri më shalla me simbolin e Kosovës dhe tjetra një vajzë me simbolet e Shqipërisë.
“Mirësjevjen Kosova sonte në Shkodër. Rruga e mbarë Shqipërisë në Lihtenshtein. Një mbrëmje zemrash kuqezi për dy skuadrat që do të lidhin kombin përpara ekranit kudo ku jetojnë shqiptarë. SUKSESE JEMI TË GJITHË ME JU”, shkruan Rama.

