FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndeshja ndaj Islandës, ja formacioni i Kombëtares

Kuqezinjtë do të zbresin sot në fushën e ”Elbasan Arena” në ndeshjen kundër Islandës, për të provuar të përmbysin lojën e keqe me të cilën u paraqitën tre ditë më parë në Francë. Ndeshja do të nisë në orën 20:45.

Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Dermaku dhe Lenjani. Në mesfushë pritet të luajnë Gjasula, Memushaj, Bare dhe Uzuni, ndërsa Cikalleshi do të jetë i vetëm në sulm.

Kapiten për këtë ndeshje do të jetë Hysaj. Shqipëria ndodhet në grupin H të eleminatoreve të Euro 2020, e renditur në vend të katërt me 6 pikë. Vetëm një fitore kundër Islandës mund ta rikthejë Kombëtaren shqiptare në garë për një kualifikim në Kampionatin Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?