FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndodh në La Liga, portieri do të mungojë për shkak të zgjedhjeve politike

Futbollistët në La Liga janë kritikuar shpesh herë për deklaratat politike që kanë dhënë apo edhe lidhjet që kanë. Së fundmi, tifozët e Levantes janë irrituar së tepërmi, pasi portieri i Levantes është mund të mungojë për ndeshjen që këta të fundit luajnë ndaj Atletik Bilbaos.

 

Portieri Aitor Fernandez, është zgjedhur si komisioner në qytetin e tij, Mondragon, për zgjedhjet që do të zhvillohen në Spanjë të dielën. Një lajm shumë i keq ky për klubin ku aktivizohet futbollisti, pasi mungon edhe portieri tjetër Oier Olazabal, për shkak të një dëmtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Levante ka bërë një apelim për të pasur të gatshëm lojtarin për ndeshjen e të dielës, por kjo është refuzuar nga Komisioni Zgjedhor vendor, megjithatë drejtuesit e klubit do të paraqesin edhe një kërkesë tjetër ditën e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for Aitor Fernandez

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?