Ndoj “buzëqesh” pas ardhjes së Grosso-s, gati një fanellë titullari
Pas humbjes ndaj Veronës, Brescia vendosi që të shkarkonte trajnerin Eugenio Corini, teksa në vendin e tij është emëruar Fabio Grosso.Pas aventurës ndaj Barit dhe Verona-s, kampioni i botës në vitin 2006 është gati për një aventurë të re në Seria A, e cila nuk është e thjeshtë.
Ai pritet që të heqë dorë nga skema aktuale për të kaluar në 4-2-31, me Romulon që pritet të rikthehet në mesfushë. Më i përfituari në këtë rast duket se do të jetë mesfushori i kombëtares sonë, Emanuele Ndoj, i cili mund të luajë para mbrojtjes së bashku me Tonalin, ndërkohë që Balotelli do të jetë i vetëm në repartin e sulmit, i mbështetur nga Romulo, Torregrosaa dhe Bisoli. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

