Ndryshojnë përfitimet e kombëtareve të Ligës së Kombeve
Kur kanë mbetur për tu zhvilluar fazat gjysëmfinale të kompeticionit më të ri të saj, Liga e Kombeve, UEFA ka njoftuar se do të rrisë pagesat për skuadrat që do të garojnë në edicionin e radhës, i cili filloi në shtator. Një rritje prej 50% prej fitimeve të tanishme, që u janë dhënë të 55 skuadrave kombëtare. Në edicionin e shkuar, fituesi në Ligën A ka përfituar 1.5 milionë euro, teksa nga sezoni i ardhshëm do të grumbullojë plot 2.25 milionë. Liga B përfitoi 1 milionë euro, ndërsa nga ndarja e re do të shtohen edhe 500 mijë euro të tjera. Liga C, aty ku do të garojnë Kosova dhe Shqipëria do të përfitojnë plot 1.125 mijë euro nëse fitojnë grupin. Shifër modeste për ata që garojnë në Ligën D, me fituesin e saj që do të grumbullojë 750 mijë euro.
KOHA JONË SONDAZH

