Në Amerikë ëndërrojnë që të marrin të drejtën e finales së Championsit
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës luhen disa prej finaleve më të rëndësishme të sportit. Synimi i madh është që një ditë në të të luhetdhe finalja e Champions League.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, diçka e tillë mund të realizohet në një të ardhme jo shumë të largët. Akti final i turneut më të rëndësishëm europian për klube mund të luhet në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të ishte hera e parë që finalja më e madhe do të largohej nga “Kontinenti i Vjetër”.
Për më tepër, kushtet ekonomike dhe fakti që tregu amerikan i të drejtave televizive është më i madhi në glob, e favorizojnë idenë. Me transferimin e finales së Champions përtej Atlantikut, duket se janë dakord edhe UEFA dhe Shoqata Europiane e Klubeve.
Këta të fundit kanë së shpejti edhe Asamblenë e Përgjithshme, aty ku mund të miratohet projekti për shpërndarjen e tregut dhe rritjen e përfitimeve nga sponsorizimet.
Vetëm pak kohë më parë, UEFA shiti të drejtat televizive në Shtetet e Bashkuara për 1 miliard e 500 milionë dollarë. Kjo shifër do të rritet nëse nga viti 2024 do të transmetohet versioni i zgjeruar i Champions.
KOHA JONË SONDAZH

