Në Angli janë të bindur se Lautaro ka akord me Tottenhamin, por agjenti i tij e mohon
Gazeta britanike “Times”, raporton se Tottenham ka arritur marrëveshjen me zikaltërit për blerjen e Lautaro Martinez. Në Britani flitet për një ofertë prej 71 milionë eurosh për argjentinasin, e cila nëse do të konkretizohej, do të ishte një goditje e rëndë për tifozët zikaltër, pas shitjes së Lukakut te Chelsea.
Drejtuesit e Interit kanë reaguar, duke thënë se nuk do të shesin të tjerë yje të ekipit që fitoi titullin kampion. Por, e njëjta gjë u tha edhe kur dolën fjalët e para për shitjen e Lukakut.
Marrëveshjen e përgënjeshtroi edhe menaxheri i futbollistit, i cila u shpreh për FCInter1908: “Lautaro është një lojtar i Interit dhe është i lumtur në Itali. Nuk dëshiron që të krijojë konflikte me klubin. Kërkon të qëndrojë te Interi”.
KOHA JONË SONDAZH

