Në Argjentinë nisin të vënë bast për Daniele De Rossin

Fluturoi drejt Argjentinës për të realizuar një nga ëndrrat e tij sportive; të luajë në Superlcasico me fanellën e Boca Juniors.

Në ditën e prezantimit të Daniele De Rossit me fanellën verdheblu, kompanitë e basteve po mendojnë që tani për përballjen me River Plate, ku ish-mesfushori i Romës pritet të jetë protagonist.

Derbi i nxehtë i Buenos Airesit është programuar për t’u zhvilluar më 1 shtator në stadiumin “Monuental”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analistët e Stanleybet kanë vënë në shënjestër 36-vjeçarin italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse dikush vë bast se mesfushori italian do të shënojë në Superclasico, atëherë ai do ta pesëfishojë shumën e vënë.

Në ndeshje të tillë dihet që atmosfera është më tepër se entuziaste kështu, madje i kalon edhe kufijtë sportive, ndaj është e pamundur që të mos mendosh edhe për kartonin e kuq.

Shumë e vënë për kartonin e kuq të marrë nga De Rossi në këtë rast shumëzohet me 10.

Janë hapur bastet edhe për numrin e ndeshjeve që De Rossi do të zhvillojë në kampionat.

Hipoteza më e mundshme është që shifra e aktivizimeve të jetë mes 11 dhe 15 takimeve, ndaj dhe koeficienti është 1.85.

Nga 16 deri 23 prezenca kuotohet 2.5 dhe maksimumi 10 ndeshje me koeficientin 3.5.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?