Në Itali e bëjnë të kryer: Ançeloti merr drejtimin e Napolit
Mauricio Sarri pritet që të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere, pasi ka oferta nga Zeniti dhe Çelsi. “Corriere dello Sport” beson se Karlo Ançeloti mund të jetë pasuesi i tij te skuadra e “të kaltërve”.
Gazeta italiane raporton se marrëveshja është arritur, dhe e vetmja gjë që mund ta prishë është nëse Sarri vendos të qëndrojë. “Akoma nuk mund ta besoj. Por në gjithë këto vite ky burim nuk më ka dhënë asnjë lajm fals”, shkruan gazetari Ivan Zazaroni.
Ai pretendon se De Laurentis i ka bërë një ofertë trajnerit italiane. Ai në fakt ishte në një pritje të një propozimi nga Arsenali, por topçinjtë duket se kanë zgjedhur Unai Emeri.
KOHA JONË SONDAZH

