Në Itali futbollistët s’mund të mbajnë më numrin 88, ja arsyeja

Ministria e brendshme në Itali ka nisur një betejë për të luftuar antisemitizmin, teksa si pjesë e masave është edhe një që prek futbollin. Kështu është kërkuara adoptimi i menjëhershëm i ndalimit të futbollistëve që të mbajnë fanellën me numrin 88 në shpinë.

Shpjegimi lidhet me përdorimin e numrit 88 si simbol i përshëndetjes së famshme të nazistëve “Heil Hitler”, me gërmën H që është e 8-a në alfabet.

Në Serinë A, sezonin që lamë pas veshën fanellën me numrin 88 dy mesfushorë kroatë, Pasalic i Atalantës dhe Thomas Basic i Lazios, të cilët vitin e ardhshëm nuk do të mund të përdorin të njëjtin numër dhe duhet të zgjedhin një tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?