Në Spanjë janë të bindur, Messi do të zyrtarizohet më 6 qershor te …

Lionel Messi është përfolur shumë në ditët e fundit për një rikthim të mundshëm te Barcelona, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë. Në Spanjë janë të sigurt se ylli argjentinas do të transferohet në Arabi, te skuadra e Al Hilal.

Sipas prestigjiozes “Sport”, oferta prej 400 milionë eurosh në sezon ka bindur Lionel Messin që të pranojë ofertën. Madje në Spanjë flasin edhe për ditën se kur do të vijë firma në kontratë.

Më  6 qershor me shumë mundësi do të zyrtarizojë marrëveshja mes klubit arab dhe Messit i cili do të bëhet kështu lojtari më i paguar në botë pas kontratës faraonike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?