Nedved: Grup i vështirë, Ronaldo e meritonte të fitonte

Zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka folur për mikrofonin e “Sky Sport” pas hedhjes së shortit, duke e vlerësuar si të vështirë. Një nga drejtuesit më të rëndësishëm të ekipit torinez foli edhe për merkaton.

 

“Grupi është i vështirë, të paktën për mua. Është gjithmonë Champions League, ndeshjet e lehta nuk ekzistojnë. Atleticon e njohim mirë, është një ekip që vështirë të pësojë gola. Leverkuseni është një ekip i vështirë në transfertë, ndërkohë që Lokomotiva ka futbollistë të rëndësishëm dhe është një transfertë e gjatë. Duam të fitojmë grupin edhe pse i respektojmë rivalët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prisja që Cristiano Ronaldo ta fitonte trofeun e më të mirit, por nuk ndodhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Objektivi? Fillimisht të kalojmë grupin dhe më pas do të ketë ndeshje të vështira. Jemi përmirësuar, kemi ndryshuar modulin e lojës, trajner dhe futbollistë, jam i bindur se do të bëjmë një sezon të madh.

Merkato? Është një pyetje për Paraticin. Derisa merkato të jetë e hapur do të ketë lëvizje, po punojmë për largime. Icardi? Flasim për lojtarët tanë, merkato është komplekse. Të gjithë kanë nevojë që të punojnë si në hyrje ashtu edhe dalje”, deklaroi Nedved. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?