Nënshkrimi me Ronaldon, Paratici: Ju tregoj se si e binda

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici konfirmon “idenë e çmendur” për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon pas përballjes së parë në Champions League kundër Realit të Madridit.

“Ideja e çmendur erdhi pas ndeshjes së parë këtu. Kur Cristiano shënoi, gjatë asaj jave ne biseduam me agjentin e tij Jorge Mendes.

“Ai tha: ‘shikoni, ai u kënaq nga e gjithë ajo vëmendje që mori. Ai ishte i impresionuar dhe ai do të donte të vinte për të luajtur për Juventusin një ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Thashë:” mirë, e kuptoj, ka shumë ëndrra, por jo shumë prej tyre bëhen të vërteta. Pastaj, kur u takuam përsëri për Joao Cancelo ai më shpjegoi situatën dhe ne e pranuam idenë. Unë fola me presidentin Andrea Agnelli para së gjithash sepse ne kishim për t’i bërë numrat të punonin para çdo gjëje tjetër, kjo ishte pjesa më e vështirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai mori disa orë dhe pastaj më tha: ‘Shkoni përpara, përpiquni të shihni nëse ka një shans’. Ishte një mundësi konkrete, një shans unik për të sjellë një lojtar i cili është i njohur universalisht si më i miri në botë, më i vendosur, madje ai që ka fituar më shumë trofe.

“Kur ka negociata mes dy klubeve të mëdha, madje as klubeve, por institucioneve si Real Madrid dhe Juventus, atëherë ju do shikoni vullnetin e lojtarit, si dhe profesionalizmin e madh nga agjentët.“-deklaroi Paratici në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të Ronaldos si futbollist i Juventusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?