Nesër vjen një sulmues brazilian, Skënderbeu pret edhe Hamdi Salihin

Francisco Lisvaldo Daniel Duarte është futbollisti më i ri i Skënderbeut. Ish- futbollisti i Bragantino në Brazil do t’i bashkohet nesër në drekë  ekipit kampion në Shqipëri, që vijon përgatitjet në Austri. Futbollisti brazilian është vetëm 24 vjeç dhe luan si mesfushor i avancuar ose sulmues i dytë.

Por merkato e Skënderbeut nuk mbyllet me kaq sepse drejtuesit korçare janë në pritje të përgjigjes nga një  emër i madh i kombëtares kuqezi.  

Hamdi Salihi, i përfolur se mund të jetë përforcim i radhës në merkaton e Skënderbeut, i është bashkuar sot ekipit në Austri. Sulmuesi shkodran momentalisht është në bisedime me një klub nga Izraeli, por nëse nuk arrihet akordi, ai  do të jetë futbollisti i Skënderbeut, jo vetëm për ndeshjet kualifikuese të UEFA Champions League, por edhe për sezonin 2015-2016. Salihi ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me grupin e lojtarëve të Skënderbeut, në Austri në pritje të zgjidhjes së dilemave .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?