Newcastle bën një tjetër blerje të bujshme për 44 milionë euro

Newcastle nuk ka ndërmend të ndalet, teksa goditja e radhës në merkato është Harvey Barnes. Bardhezinjtë, që këtë sezon do të garojnë në grupet e Champions League, kanë zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të majtë nga Leicester City.

Akordi është arritur mbi bazën e 44 milionë eurove. 25-vjeçari ka firmosur për pesë vite me klubin e Premier League. Barnes është përforcimi i dytë për skuadrën e Eddie Hoëe, pas Sandro Tonalit (Milan).

Neëcastle bleu edhe kartonin e 19-vjeçarit Yankuba Minteh për 8 milionë euro nga danezët e Odenes, por e ka huazuar sulmuesin afrikan te Feyenoordi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e Harvey Barnes nga Leicester City për një marrëveshje pesëvjeçare. Mirë se vini në Neëcastle United, Harvey!”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?