Newcastle këmbëngul për t’i rrëmbyer liderin e mesfushës Milanit

Newcastle është gati që t’i rrëmbejë Sandro Tonalin Milanit me një ofertë joshëse që mund të shkojë në 50 deri në 60 milionë euro. Shifra mund të rritet edhe në ditët në vijim, duke qenë se objektivi është konkret dhe kuqezinjtë do ta mendojnë mirë, duke qenë se në këtë mënyrë mund të financojnë një pjesë të madhe të merkatos së verës, por duke humbur një lojtar shumë të rëndësishëm.

Vendimtar do të jetë dhe vetë vendimi i Tonalit, i cili nëse pranon do të ketë përfitime të shumta ekonomike. Nga 2.5 milionë euro që merr aktualisht, paga e tij do të shkojë në 8 milionë euro.

Nga ana tjetër largimi do të thonte heqje dorë prej faktit se është lider i një prej skuadrave më të njohura në Itali ku dhe karriera e tij do të ishte në nivelet më të larta. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?